Policia ka arrestuar një 41-vjeçar.
41-vjeçarit i është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hill 2”-njofton policia.