Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohen dy të rinjtë ndaj të cilëve u bë atentat në Lezhë


Janë identifikuar dy të rinjtë ndaj të cilëve u qëllua me breshëri automatiku nga një mjet në lëvizje teksa ata po lëviznin me mjetin e tyre fuoristradë ‘Mercedes-Benz ML’.

Ata janë Blerim e Klinsman Preçi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 ëtë mbrëmjes në Ishull Lezhë ndërsa nga të shtënat mjeti ka dalë anash rrugës.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit.