Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Më në fund, me dy prej tre grupeve e kemi vendosur në shina procesin për zgjedhjen e presidentit


Kreu i Grupit të PS-së Taulant Balla ka dalë në një komunikim për mediat pas takimeve me grupet parlamentare të opozitës lidhur me procesin për presidentin e ri.

Ai tha se ka pasur një bashkëbisedim pozitiv me dy prej tre grupeve të opozitës, PDIU-në dhe PR-në dhe shtoi që shpreson që edhe grupi parlamentar i PD-të të marrë vendim për të shkuar në tryezën e diskutimeve. Balla theksoi se PS është e gatshme që të mos zgjedhë një President të saj, por me konsensus.

“Bashkë me kolegët Gjiknuri e Spiropali zhvilluam sot një raund të dytë takimesh me dy prej tre grupeve parlamentare të opozitës. Besoj sikur ju kanë komunikuar e kolegët e opozitës PS e ka dëshmuar dhe sot disponibilitetin për të kaluar në diskutime konkrete me emrat e kandidatëve.

Me dy grupet parlamentare qe kemi takuar ka pasur gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë.

Mediu na ka informuar dhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga opozita, për një përpjekje që Mediu po bën. Janë disa biseda të frytshme, sot me dy grupet kemi arritur te vendosim piketa dhe shina në një proces që do na çojë drejt një kandidati konsensual. Ne nuk duam ta vrasim procesin. Ne kemi rënë dakord që të ulemi përsëri për emrin.

Vijoj të shpresoj që nga ana e grupit të PD të ketë vendimmarrje për të ardhur edhe ata në tryezën e diskutimeve.

Disponueshmëria jonë për ti dhënë Shqipërisë një president jo të PS do vijojë të jetë dhe në ditët ne vijim por kjo ka disa afate. Në rast se deri tani kishim mundësi ti shtynim afatet tani s’kemi më asnjë mundësi, në 16 maj është raundi i parë. Afati i fundit i raundit të dytë është 23 maj.”– tha Balla.