Vendosni fjalën kyçe....

Legit nis platformën inovative ligjore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni


Legit është një startup shqiptar që ofron zgjidhje ligjore për bizneset, sipërmarrësit dhe profesionistët e pavarur duke i lejuar ata të përshtatin dhe shkarkojnë dokumente ligjore, të gjejnë profesionistë ligjorë për t’i mbështetur ata, si dhe të marrin informacione për çështje të ndryshme.

Legit është platforma e parë në Shqipëri që ka arritur të dixhitalizojë të gjithë procesin ligjor për bizneset.

Kristiana Filip, e cila është themeluesja e Legit e njoftoi këtë në një postim në LinkedIn-in e saj me mbishkrimin e mëposhtëm: “Është një Maj i mrekullueshëm me diell. Një pjesë e dritës shkëlqyese është gëzimi që po rrezatoj për nisjen më në fund të Legit. Jam shumë e lumtur të njoftoj se e kemi lançuar platformën Legit ku mund të gjeneroni dokumente ligjore dhe të gjeni avokatë. Do të doja të përfitoj nga ky rast për të shprehur mirënjohjen time për njerëzit që ndanë këtë rrugëtim me mua…”

Më parë në një intervistë për AlbaniaTech, Kristiana përmendi se misioni i saj ishte ta bënte Legit.al platformën ligjore ku njerëzit drejtohen për shërbimet ligjore në Shqipëri dhe Kosovë.

Ajo më vonë shprehu dëshirën e saj për të bërë 11 Majin Ditën e Legit dhe gjithashtu Ditën e themeluesve:

“…ne jemi përpjekur të krijojmë një Ditë të Themeluesve kur festojmë sipërmarrjen. Në një vend që feston lloj-lloj gjërash, duket se na mungon një festë e rëndësishme e individëve të mëdhenj, e vlerësuesve të guximshëm dhe vizionarë të shoqërisë që marrin rrugën e rrezikshme dhe sfiduese të sipërmarrjes. Pra, le të bëjmë 11 Majin Ditën e Legjitimimit dhe Ditën e Themeluesve. Një ditë shumë e lumtur për të gjithë themeluesit – ne e dimë që jeni një lloj i veçantë me sfida të veçanta! Ne ligjërisht ju festojmë!”

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Albania Tech/ Përshtati në shqip Hashtag.al