Vendosni fjalën kyçe....

Po eksploronin Valbonën, bien në greminë dy turistët gjermanë


Dy turistë gjermanë kanë rënë në një greminë në Valbonë, ndërsa eksploronin zonën.

Turistët kishin qenë duke shkuar drejt Thethit dhe më pas janë rrëzuar në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit.

Policia thotë se është nisur drejt vendngjarjes dhe se po ashtu është kërkuar edhe ndihma e një ekipi mjekësor.

Turistët thuhet se janë dëmtuar rëndë por ende dihen detaje mbi gjendjen e tyre.

“Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjermanë, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.”- thuhet në njoftimin e Policisë.