Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit e konfirmon: Ibsen Elezi kandidati i vetëm përballë Berishës për kreun e PD-së


Tanimë është zyrtare, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi janë kandidatët e vetëm për drejtimin e Partisë Demokratike.

Elezi ka qenë kryetar i PD-së në Kukës si dhe njihet si një ndër zërat më kritikë në PD.

Ai shfaqi rezerva edhe për garën e fundit për Këshillin Kombëtar.

7 maji ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për garën për kryetar të PD-së dhe duket se vetëm kritiku i përhershëm Ibsen Elezi mori guximin të kandidojë përballë Berishës.

NJOFTIMI

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se:

Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:

  1. Z. Sali Berisha
  2. Z. Ibsen Elezi

Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00.