Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati përballë Berishës: Gara jo vetëm për të fituar po për frymë ndryshe, duhet alternativë jashtë Bashës e Berishës


Kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, pohoi se pjesëmarrja e tij në garë përballë ish-kryeministrit Berisha nuk bëhet domosdoshmërisht për të fituar po për të sjellë një frymë të re në parti.

Në një deklaratë për Report Tv, ish-kreu i PD-së në Kukës tha se ai kërkon të paraqesë pikëpamje të ndryshme në PD dhe është pjesë e atyre që kërkojnë një alternativë jashtë Bashës e Berishës.

“Do ishte më mirë të mos isha në garë dhe mos të bëja minimumin e rezistencës?! Jo. Unë jam për të reaguar. Përballja me Berishën është shumë e vështirë. Por nuk bëhet vetëm për faktin për të fituar, por të paraqesësh pikëpamjet e tua dhe të paraqesësh një frymë në PD. Jam për ato që kërkojnë një alternativë jashtë Bashës dhe Berishës. Unë nuk bindem, unë reagoj si rregull. Kam reaguar, shkova brenda PD-së dhe thashë mjaft me Bashën. Është vrarë aksioni politik dhe demokracia e brendshme. Do bëj të gjitha përpjekjet që ky proces të mos manipulohet. Nesër do kërkoj largimin e Albana Vokshit se nuk mund të jetë një manipulatore në krye të procesit. Do kërkoj të ketë transparencë dhe të respektohet e drejta për të pasur transparencë.” – tha ndër të tjera Elezi.