Vendosni fjalën kyçe....

Ibsen Elezi sfidon Berishën në garën për kreun e PD-së


Ibesen Elezi ka hedhur kandidaturën për kreun e PD-së në garën që është njoftuar për në 22 maj. Elzei ka qenë kryetar i PD-së në Kukës ndërsa ka qenë përherë ndër zërat kritikë në PD.

Ai shfaqi rezerva edhe për garën e fundit për Këshillin Kombëtar. Ai ka dorëzuar sot dokumentet pranë komisionit zgjedhor të PD-së, shkruan Shqiptarja.

7 maji është afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për garën për kryetar të PD. Në garë për kryetar të PD-së deri tani është ish-kryeministri Sali Berisha.