Vendosni fjalën kyçe....

Rama mesazh për Ditën e Dëshmorëve: Përulësisht me respekt për ata që e deshën atdheun me jetë


Pesë maji është dita që përkujtohen dëshmorët, ata që ranë për Shqipërinë e lirë.

Dhe këtë ditë kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh pikërisht për Ditën e Dëshmorëve.

“MIRËMËNGJES

Përulësisht me RESPEKT për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë.”- shkruan Rama, i cili kujtojmë se ka shkuar në Varshavë për Konferencën e Donatorëve që mbahet atje për të mbledhur ndihma për Ukrainën.