Vendosni fjalën kyçe....

Ishte larguar nga banesa më 26 mars, gjendet trupi i dekompozuar i 42-vjeçarit në Fier


Një 42-vjeçar është gjetur i pajetë në një godinë të rrënuar.

Bëhet fjalë për Julian Priftin, trupi i të cilit ishte dekompozuar.

Personi në fjalë ishte larguar nga banesa më 26 mars 2022.

Sipas policisë, nga këqyrja e trupit nuk janë gjetur shenja dhune.

Njoftimi

“Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”