Vendosni fjalën kyçe....

U largua nga banesa pas sherrit me vjehrrën e burrin, 52-vjeçarja në Elbasan hidhet nga kati i tretë i pallatit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Elbasan, ku një grua është gjetur e pajetë poshtë një pallati. Ngjarja ndodhi në Elbasan në lagjen “Vullnetari”.

“Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen ‘Vullnetari’, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe.

Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima, është gjetur nga fqinjët e saj, ndërkohë që ajo jetonte në katin e tretë të këtij pallati.

Sipas “News 24” mbrëmë policia kishte shkuar në banesën e viktimës pas denoncimit nga ana e saj për dhunë kundër bashkëshortit dhe vjehrrës. Natën ajo e kaloi tek e motra ndërsa familjarët e saj janë të ngarkuar psikologjikisht pas ngjarjes së rëndë.