Vendosni fjalën kyçe....

“Shumica e armëve të rënda amerikane i janë dorëzuar Ukrainës” – Pentagoni


Rreth 80% e obuseve M777 dhe gjysma e municioneve 155 mm për ta, që i janë premtuar Ukrainës nga presidenti amerikan Joe Biden muajin e kaluar janë dorëzuar tashmë, tha Departamenti i Mbrojtjes të hënën.

Ushtria amerikane tha gjithashtu se ka dorëzuar pothuajse të gjithë radarët kundërajrorë dhe 5000 raketa antitank Javelin, por ende asnjë helikopter.

Shifrat erdhën nga një konferencë në Pentagon të hënën, ku një zyrtar i paidentifikuar i mbrojtjes amerikane u dha gazetarëve llogarinë zyrtare të ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Kievin.

Biden fillimisht i premtoi Ukrainës 18 obusa, por më vonë shtoi 72 të tjerë, së bashku me 140,000 fishekë municionesh 155 mm, dhjetë radarë kundërartilerie, dy radarë vëzhgimi ajror, 200 mjete transportues të blinduar të personelit M113, 100 humvee dhe 11 mi-11.

Sipas Pentagonit, gjysma e municioneve 155 mm tashmë janë në duart e Ukrainës, dhe më shumë dërgohen çdo ditë. Janë dorëzuar gjithsej 72 obusa.

Pentagoni zbuloi gjithashtu se trajnimi i trupave ukrainase për obuset e reja po zhvillohet në Gjermani.

Që nga 24 shkurti, SHBA ka premtuar afro 15 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin, më shumë se dyfishi i të gjithë buxhetit ushtarak të Ukrainës për vitin 2021.