Vendosni fjalën kyçe....

Nga Jozefina Topalli, Alban Zeneli e Rudina Hajdari te ish-deputetë, ish-ministra e artistë, cilët janë disa nga emrat që garojnë nesër për Këshillin Kombëtar të PD-së


Nesër PD zgjedh Këshillin e ri Kombëtar në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Mes listës me 420 emra bien në sy ish-figura të njohura të cilët rikthehen për t’u bërë pjesë e PD-së. Bien në sy emrat e ish-kryetares së Kuvendit Topalli, ish-deputetëve Alban Zeneli, Myslim Murrizi e Rudina Hajdari.

Të tjerë ish-deputetë që janë në listën e kandidatëve janë dhe Albina Deda, Aleksandër Biberaj, Apollon Baçe e Asllan Dogjani.

Po kështu në listë ka edhe emra ish-ministrash në qeverinë Berisha si Arben Imami, Ardian Turku, Florion Mima, Kosta Barka, Spiro Ksera e Myqerem Tafaj.

Nuk mungojnë në listë edhe artistë nga fusha të ndryshme si Bujar Kapexhiu, regjisori Robert Budina e këngëtarët Bleona Qerreti e Renis Gjoka.