Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas të motomjetin në Tiranë dhe largohet, humb jetën 73-vjeçari


Një aksident ndodhi rreth orës 20:10 të së enjtes, te Stacioni i Trenit në Tiranë.

Një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç.

Si pasojë e aksidentit i moshuari është dëmtuar rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia thotë se një grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.