Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Rritja e aplikimeve për vizat amerikane ka sjellë vonesa, ç’duhet të bëni kur keni urgjenca të vërteta


Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim pranon se ka vonesa për marrjen e vizave amerikane, kjo pas vendimit për zgjatjen e afatit për vizat deri në 10 vjet, që sipas saj sjellë një rritje të aplikimeve.

“Pas shpalljes së vizave amerikane 10-vjeçare për shqiptarët dhe lehtësimit të kufizimeve të COVID-it në udhëtime, ka pasur rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista.

Ne e dimë se kjo është frustruese dhe stafi ynë konsullor po punon fort për të shkurtuar kohën e pritjes.”- shkruan Kim.

Megjithatë, ambasadorja amerikane thotë se në raste urgjente, si trajtime mjekësore apo vdekje familjare, qytetarët mund të aplikojnë për proces të përshpejtuar.

“Në raste urgjence të vërteta (për shembull trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afate të caktuara ju lutemi kërkoni proces të përshpejtuar kur të aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në adresën [email protected] PASI të keni bërë kërkesën për proces të përshpejtuar.” – shkruan më tej Kim.