Vendosni fjalën kyçe....

Pretendimi nga Moska: Goditëm grupin neonazist, kishin ardhur me urdhër nga Kievi për të eliminuar gazetarin rus


Vladimir Solovyov

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka deklaruar këtë të hënë se ka arrestuar një grup “neo-nazistësh” të udhëzuar nga Kievi për të vrarë prezantuesin dhe gazetarin e njohur rus, Vladimir Solovyov.

Sipas FSB-së, sulmi u urdhërua nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU).

“Anëtarët e grupit kriminal po rrëfejnë se po përgatiteshin të vrisnin Solovyov dhe të iknin jashtë vendit më pas.”- citohet FSB nga media ruse RT.

FSB tha gjithashtu se gjatë kontrolleve sekuestroi një mjet shpërthyes, tetë kokteje molotov, gjashtë pistoleta, një pushkë gjuetie të prerë dhe një granatë. Më shumë se 1000 fishekë municionesh u sekuestruan gjithashtu, së bashku me pasaporta false ukrainase.