Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Jam krenar për inceneratorët, para 2013-s Shqipëria ishte një gropë plehrash


Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët e pyeti kryeministrin Edi Rama sot nëse është në dijeni se inceneratorët janë ndërtuar me buxhetin e shtetit.

Por kryeministri Rama iu përgjigj se është krenar se çfarë është bërë deri më tani me pastrimin e vendit. Ndërsa referuar ish-ministrit Lefter Koka, tha se ai akuzohet për korrupsion personal.

“Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie. As për ndonjë mbledhje qeverie, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Është nën akuzë për korrupsion që ai individualisht ka kryer me palën tjetër. Ndaj kur fola më parë e kishte një lidhje përgjigja ime. Lidhje midis mbledhjeve, vendimeve, funksionimi të të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive. Nuk ka lidhje fare. Është një marrëdhënie që dyshohet dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion.

Por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar,impiantet nuk janë ndërtuar, apo revolucioni për të transferuar Shqipërinë nga një vend plot me plehra në një vend të pastruar nuk ka shkuar përpara. Në Elbasan dhe në Fier janë ndërtuar 2 vepra për të cilat unë jam krenar.”- tha Rama.

Ai vazhdoi: “Shqipëria ishte një gropë plehrash në vitin 2013. Vetëm gjysma e popullsisë mbulohet me shërbimin e grumbullumit të mbëtjeve. Gjysma tjetër rrisnin fëmijëve mes plehrave.”