Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Lufta me bomba zhvillohet në Ukrainë por efektin e ka pasur në Evropë


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarë në kuadër të paketës së rezistencës sociale ka thënë se lufta ka dhënë efektin e menjëhershëm në Evropë dhe çmimet janë rritur në mënyrë të befasishme.

Por sipas Ramës kriza më e madhe mbetet ajo para luftës që ka qenë pjesë e skenarit të Rusisë për të turbulluar tregun e energjitikës.

Lufta me bomba zhvillohet në Ukrainë por efektin e ka pasur të menjëhershëm kudo në Evropë dhe botë, me çmime që janë rritur në mënyrë të befasishme dhe që kanë alarmuar tregjet dhe kanë krijuar panik dhe kanë detyruar edhe qeveritë që të reagojnë. Kriza më e madhe mbetet një krizë që ka nisur përpara luftës që ka qenë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar tregun e energjetikës”-tha Rama.