Vendosni fjalën kyçe....

Qëllonte me armë në ajër, arrestohet efektivi i policisë në Tiranë


Një efektiv policie në komisariatin Nr.1 në Tiranë është vënë në pranga pas disa muajsh hetime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ndaj efektivit të identifikuar si T.B, kishte denoncime të shumta se qëllonte me armë në ajër, duke shkaktuar edhe panik në zonën ku jetonte.

Policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku u zbuluan dy armë automatike dhe një sasi municioni luftarak.

Ai u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa do të merret në pyetje mbi motivet e mbajtjes së armëve të tilla  pa leje.