
Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se mendonte që konflikti në Ukrainë po i vinte fundi.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 shkaktoi krizën më serioze në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit që nga Kriza e Raketave Kubane të vitit 1962, kur shumë njerëz kishin frikë se bota ishte në prag të një lufte bërthamore.
“Mendoj se çështja po merr fund”, u tha Putin gazetarëve për luftën në Ukrainë.
Putini po fliste në Kremlin pasi Rusia mbajti paradën më të vogël të Ditës së Fitores në vite . Festa kombëtare e 9 majit feston fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe i bën homazh 27 milionë qytetarëve sovjetikë që u vranë në luftë, shkruan Reuters.
Gjatë katër viteve të konfliktit më vdekjeprurës evropian që nga Lufta e Dytë Botërore, forcat ruse deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të marrin të gjithë rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, ku forcat e Kievit janë shtyrë prapa në një vijë qytetesh-fortesa.
Lufta ka vrarë qindra mijëra njerëz, ka lënë pjesë të mëdha të Ukrainës në rrënoja dhe ka shterruar ekonominë prej 3 trilion dollarësh të Rusisë, ndërsa marrëdhëniet e Rusisë me Evropën janë më të këqija se në çdo kohë që nga kulmi i Luftës së Ftohtë.