Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit zgjedh kryetarët për degët 16 dhe 10 në Tiranë, si dhe në Skrapar e Paskuqan


Komisioni i Rithemelimit vijon me zgjedhjet e kryetarëve të degëve në rrethe.

Procesi i votimit të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit ka përfunduar në degën e Skraparit.

Pas numërimit të fletëve të votimit, fitues u shpall Hajredin Bakiasi me 69% të votave.

Procesi i numërimit të votave në degët nr 16 në Tiranë dhe dega në Paskuqan.

Në degën nr.16, sipas Komisionit të Rithemelimit, fitues është shpallur Eduard Rexha me 69.7% të votave.

Ndërsa në degën e Paskuqanit, fitues është shpallur Anton Pjetërnikaj i cili ka siguruar 86% të votave.

Në degën nr.10 në Tiranë është shpallur fitues me 65% te votave, Andi Beliu.