Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool mund Man.City dhe shkon në finale të Kupës së Anglisë


Liverpool fitoi përballë Man. City duke arritur kështu finalen e Kupës së Anglisë.

“Të kuqtë” arritën të fitonin 2-3 përballë “qytetarëve”.

Pjesa e parë përfundoi në fitoren dhe dominimin e Liverpool të cilët shënuan të tre golat.

Man City arriti të zgjohej vetëm në pjesën e dytë duke shënuar dy golat që vetëm sa shkurtuan diferencën.

Golat për Liverpool u shënuan nga Konatë (9’) dhe Mane (17’, 45’).

Në finale Liverpool do presë fituesin e takimit mes Chelseas dhe Crystal Palace.