Vendosni fjalën kyçe....

Rama pritet nga presidenti i Azerbajxhanit: Jam xheloz, investoni edhe në Shqipëri siç keni bërë në Mal të Zi


Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Azerbajxhan për vizitat zyrtare me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kur u takua me Aliyev, Rama u shpreh se pret që Azerbajxhani të investojë në Shqipëri siç ka bërë edhe me Malin e Zi. Madje shtoi se ndihej xheloz për investimet në shtetin fqinj.

“Është kënaqësi që gjendem këtu pas një fushate pas një të madhe që ishte kthyer në një situatë të pa dëshirueshme. Në cilësinë e kryetarit të OSBE dhe anëtarit të sigurimit, Shqipëria është dhe do të jetë në mbështetje të Azerbajxhanit. Ne përgëzojmë përpjekjet tuaja të lëvdueshme dhe shembullore për paqe dhe bashkëpunim afatgjatë me Armeninë. Jemi të bekuar të kemi urë të fortë mes nesh që është Turqia. Ne mund të bëjmë më shumë për bashkëpunimin tonë.

Pres me padurim që të dëgjoj e shoh perspektivat dhe ç’kanë arritur ekipet tona në energjinë dhe turizmin. Ne kemi të drejtën tonë për të qenë xheloz për Malin e Zi. Atje keni bërë një investim masiv. Shpresoj fort që ju do të bëni të njëjtën gjë dhe pres të mbani fjalën e të vini në Shqipëri tani që COVID-i është zbutur. Ndërkohë që prisja që të vinit, thash pse të mos shkoj unë. Ne presim me padurim që të lajmë borxhin në momentin që do të vini në vendin tonë.”- tha Rama.

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, Rama pritet të takojë dhe kryetaren e Kuvendit si dhe Kryeministrin e këtij vendi.