Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një person i vdekur në rrugë në Milot, dyshohet se është përplasur me makinë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Milot të Kurbinit, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë.

Nuk dihet arsyeja e vdekjes së personit të identifikuar si Zef Keci, por paraprakisht dyshohet se është përplasur nga një makinë.

Kjo pasi në vendngjarje ka copa nga një makinë, ç’ka ka ngritur dyshimet se ai mund të jetë përplasur nga një automjet në lëvizje i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi Z.K. 68 vjeç, banues në Rrëshen. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.”- njofton Policia.