Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Ibrahimaj: Rritja e çmimeve do zgjasë përtej vitit 2022


Ministrja e Financave Ibrahimaj ka pohuar ditën e sotme se rritja e çmimeve të ushqimeve e pijeve joalkoolike do vijojë edhe vitin që vjen.

Gjatë konferencës për shtyp ajo deklaroi se përveç bordeve të ngritura së fundmi për çmimet e karburantit e ushqimeve do ketë një tjetër edhe për inputet bujqësore.

“Kemi ngritur bordin e transparencës të çmimeve të produkteve të shportës dhe jemi kujdesur të përcaktojmë formulën për marzhet e tregtarëve. Ndryshe nga karburantet, për produktet ushqimore ka një tjetër specifikë ushqimesh dhe për disa marka. Në mbledhjen e mbajtur 1 prill bordi i transparencës vendosi marzhet e tregtarëve për miellin, orizin, sheqerin dhe vajin e lulediellit. Për secilin produkt janë përcaktuar disa marzhe dhe me çmime referencë, që nuk do të jenë më të larta se ato të përcaktuara.

Jemi në diskutime për të përcaktuar të njëjtën metodologji për inputet bujqësore, për të garantuar furnizimin për një periudhë minimale prej 3 muajsh. Në të gjitha parashikimet e Ministrisë inflacioni i ushqimeve do zgjasë më shumë se në harkun kohor të këtij viti.” – tha Ibrahimaj.