Vendosni fjalën kyçe....

Berisha foli për Presidentin, reagon PD: S’kemi nisur diskutimet, qëndrimet e personave të përjashtuar s’kanë lidhje me vendimmarrjen e grupit


Në faqen e Partisë Demokratike në rrjetet sociale është shpërndarë një sqarim pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me emrin e Presidentit.

Në sqarim thuhet se Grupi Parlamentar nuk ka nisur diskutimet dhe qëndrimet e personave të përjashtuar nuk kanë të bëjnë me vendimmarrjen e grupti.

Më tej sqarimi sulmon Berishën mbi ndryshimet kushtetuese të 2008 që tashmë i mundësojnë Ramës të zgjedhë Presidentit e vendit vetëm me votat e shumicës.

Sqarim për mediat!

Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket çështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë çështje. Qëndrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimmarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë çështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit”-thuhet në deklaratë.