Vendosni fjalën kyçe....

Rama hedh poshtë zërat për ndryshimin e kabinetit qeveritar


Në deklaratën e tij për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat se do ketë ndryshime në qeverinë e tij.

Rama tha se nuk ka arsye për ndryshime dhe se mbledhja e sotme kishte në qendër Kongresin e PS-së që zhvillohet më 9 prill.

“Ndryshime në kabinet s’ka arsye që të ketë. Ne sot në mbledhje kemi pasur në qendër Kongresin e Partisë Socialiste, i cili do të qëndrojë së shpejti. Agjendën e Kongresit, temat e Kongresit dhe statutin e ri të Partisë Socialiste”, tha Rama.