Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Shqipërisë i duhet solidaritet, lufta po zhvillohet vetëm 2 orë larg


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla tha se vendit i duhet solidaritet këto kohë.

Teksa foli për çmimin e karburantit ai tha se shumë deklarata lidhur me të janë mashtrime duke iu referuar një të tille nga ish-kryeministri Berisha.

Balla tha gjithashtu se lufta po zhvillohet vetëm dy orë larg Shqipërisë.

“Lufta në Ukrainë ka prekur çdo vend. Do të kërkoja të hapni procesverbalet dhe non grata që ju referova tha se një nga vendet e BE-së, në Austri nafta është 1.4 euro. Kemi bërë një verifikim dhe është 2.25 euro. Gënjeshtarët kanë shumë hapësirë. Kemi nevojë për solidaritet dhe të mos harrojmë që lufta që po zhvillohet është 2 orë larg.” – tha Balla.