Vendosni fjalën kyçe....

Justin Trudeau arrin marrëveshjen që do e mbajë në pushtet deri në vitin 2025


Qeveria e pakicës liberale e kryeministrit kanadez Justin Trudeau ka arritur një marrëveshje me Partinë e Re Demokratike (NDP) për të qëndruar në pushtet deri në vitin 2025.

Në këmbim, liberalët do të mbështesin NDP-në e majtë në disa nga prioritetet kryesore të kësaj force politike në parlament.

Trudeau tha të martën se ai beson se kjo marrëveshje do të sigurojë “stabilitet” për kanadezët.

Ky veprim megjithatë sipas BBC-së është kritikuar ashpër nga Partia Konservatore e Kanadasë.

Duke folur në një konferencë shtypi të martën, Trudeau tha se marrëveshja, fillon sot dhe do të vazhdojë deri në fund të parlamentit aktual të Kanadasë në 2025.

“Kjo do të thotë se gjatë kësaj kohe të pasigurt, qeveria mund të funksionojë me parashikueshmëri dhe stabilitet, të paraqesë dhe zbatojë buxhete dhe të bëjë gjërat për kanadezët.”– tha ai sipas BBC-së.

Marrëveshja ndryshon nga një koalicion, ku partitë ndajnë pushtetin. Në vend të kësaj, Liberalët, të cilët nuk arritën të fitojnë shumicën në dy zgjedhjet e kaluara do të vazhdojnë të qeverisin si pakicë, por me garanci se PHD do t’i mbështesë ata në votëbesimin.

Ndërsa Trudeau parashikoi se të dy palët do të vazhdonin të mos pajtoheshin në disa fusha, ai tha se ata kishin identifikuar disa fusha kyçe të politikave në të cilat ata ndajnë objektiva të ngjashëm, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, strehimin dhe mjedisin.

“Këto janë gjëra që përshtaten brenda universit tonë të prioriteteve, por janë të lehta për të ecur përpara në një mënyrë konstruktive që siguron që, në një gamë të gjerë çështjesh, arlamenti duhet të fokusohet në ofrimin e kanadezëve.”- shtoi ai.

Liderja e Partisë Konservatore të Kanadasë, e kritikoi marrëveshjen si një “përpjekje e pahijshme e Trudeau për të mbajtur pushtetin”.

“Ky është pak më shumë se socializëm i prapambetur”- tha ajo në një deklaratë. “Kjo është një përpjekje NDP-Liberale ndaj qeverisë me shantazh. Ndërtimi i kombit zëvendësohet me blerjen e votave; marrëveshjet sekrete mbi debatin parlamentar; dhe oportunizmi mbi llogaridhënien.”

Jagmeet Singh pritet t’i drejtohet mediave më vonë të martën.