Vendosni fjalën kyçe....

“Shkëputja nga varësia prej naftës e gazit rus do jetë e dhimbshme” – Boris Johnson


Kryeministri britanik ka bërë thirrje për një fund të shpejtë të ‘varësisë’ nga nafta dhe gazi rus, duke paralajmëruar se procesi do të jetë i ashpër dhe i dhimbshëm për familjet britanike.

Braktisja e furnizimeve me naftë dhe gaz nga Rusia është bërë një domosdoshmëri tani, argumentoi Johnson, duke e quajtur një ‘gabim të tmerrshëm’ që Britania e Madhe dhe vendet e tjera perëndimore nuk kishin reaguar më herët ndaj ‘ngacmimeve; të Moskës.

Ai la të kuptohej gjithashtu se veprimi ushtarak i Rusisë në Ukrainë është përgjegjës për rritjen e çmimeve të energjisë, duke thënë se ndërsa ‘bombat e Rusisë bien, kostoja e naftës dhe gazit rritet akoma më shumë, që do të thotë më pak para në xhepin tuaj’.

“Dhe kjo është arsyeja pse kjo varësi nga nafta dhe gazi rus duhet dhe do të përfundojë tani”, ka thënë ai, duke argumentuar se ndryshe Rusia do e shfrytëzojë këtë varësi.

“Procesi i largimit të botës nga nafta dhe gazi rus, dhe hidrokarburet në përgjithësi, do të jetë i vështirë…Duhet të pranojmë se një lëvizje e tillë do të jetë e dhimbshme.”