Vendosni fjalën kyçe....

Aranita Brahaj: Pranvera shqiptare nuk bëhet me karaoke, bëni mosbindje civile ose ikni


Gazetarja dhe njëkohësisht drejtuesja e “Open Data Albania” Aranita Brahaj thotë se pas një jave të protestës kundër rritjes së çmimeve, ka ardhur koha që qeverisë t’i vihen ultimatume.

Në të kundërt sipas saj kauza do të zhbëhet.

Në një postim në “Facebook”, Brahaj shprehet se ata aktivistë e protestues që kërkojnë që kauzës së tyre të mos i bashkohen personazhe nga politika, nuk bëjnë gjë tjetër veçse i shërbejnë strategjisë së kryeministrit Edi Rama. Brahaj i vë etiketimin “Karaoke pa Politikë” strategjisë së Ramës, që pa sy synim përçarjen e protestës.

“Karaoke pa Politikë – kjo është Strategjia e Ramë-s për Protestën.

Oponencë pa Opozitë nuk ka!!!

Ata që ruajnë protestën nga anëtarët e partive nuk janë gjë tjetër veçse kontribues të dedikuar të strategjisë së Ramës ‘Përça e Sundo’.  Ndonjëri edhe kontribuues i dedikuar i çuar apostafat.

O bëni Mosbindje civile e tregoni Kërkesat e Protestës me Ultimatum!

Ose ikni se Pranvera Shqiptare nuk bëhet me Karaoke e mikrofon të lirë tek Sheshi.”– shkruan Brahaj.

Gazetarja shprehet se në fakt kundër partive duhet një parti politike apo lëvizje politike.

“Koha për Lidership dhe Politik!!! Lideship që Të thërrasë në Protestë edhe qytetarët ndershëm të partisë socialiste edhe qytetarët e ndershëm të çdo tjetër Partie që është kundër keqqeverisjes së Krizës.

Qeveria është Parti dhe kundër partive duhet një Parti ose një Lëvizje po Politike.

#MeProtesten ku bashkohen #apartiak, #qytetar, #demokrat a #socialist.

por jo me tifozës e “Ta bëjmë Protestën Karaoke pa Politikë.”– përfundon Brahaj.

Sot është dita e 7-të e protestave të qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve të shportës.