Vendosni fjalën kyçe....

Pampuri në mbledhjen e PD-së:  Analizë për humbjen në 6 bashki. Agalliu: Basha e Berisha të tërhiqen


Deputetja Oriola Pampuri në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike deklaroi se zgjidhja për krizën në parti është analiza e plotë për zgjedhjet në 6 bashkitë.

Pampuri është shprehur se duhet bërë një hap edhe nga pala tjetër për të realizuar bashkimin ndërsa theksoi se duhet ngritur një komision.

“Sot më shumë janë demokratët të rëndësishme. Sot një zgjidhje e duhur duhet bërë duke analizuar zgjedhjet në 6 bashkitë. Ju keni pasur një ekip. Një grup. Dhe duhet të jepte llogari sa ka qenë në terren me demokratët në terren.

Është e thjeshtë të flasësh nga zyra apo tv, është terreni ai që bën dallimin dhe të jep fuqinë. Jam dakord që duhet gjetur një zgjidhje.  Bëni një hap, por ndërkohë të bëhet një hap edhe nga pala tjetër. Të ngrihet një komision dhe të realizohet bashkimi. Nuk fituam me 25 prill të bashkuar, si mund të fitohen me 6 mars”, është shprehur Pampuri.

Ndërsa Arbi Agalli ka thënë se askush nuk e sjell PD në pushte të ndarë. Ai ka kërkuar që Basha dhe Sali Berisha të tërhiqen për ta çuar PD në një proces real.

“Nuk duhet të mendojmë Sali Berishën. Foltorja e ka të qartë që nuk vjen më pushtet, ashtu si ne, të ndarë. E zëmë se kushdo që të jetë kryetar, duhet të pyesim a e sjell PD më pushtet. Asnjëherë.  Të tërhiqeni ju dhe non grata që të çojmë PD në një proces real. Pjesë të mos jenë as njerëzit e afërt të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës”, ka thënë Agalliu.