Vendosni fjalën kyçe....

Putin hedh poshtë shpalljen e gjendje së jashtëzakonshme në vend


Presidenti Vladimir Putin mohoi të shtunën zërat se Rusia do të shpallte gjendje të jashtëzakonshme ose ligjin ushtarak për shkak të operacionit të vazhdueshëm ushtarak në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

“Ligji ushtarak shpallet në një vend në rast të një agresioni të huaj, duke përfshirë në vende të veçanta ku zhvillohen armiqësi. Ne nuk kemi një rast si ky dhe shpresoj se nuk do ta kemi”, tha Putin në një takim televiziv me pjesëtaret e shërbimit ushtarak rus.

Ligji rus gjithashtu lejon shpalljen e formave të ndryshme të gjendjes speciale ose gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të kërcënimeve ose fatkeqësive serioze të brendshme, po ky nuk është rasti, shtoi Putin.

“Ne nuk planifikojmë të imponojmë ndonjë ligj të veçantë në territorin e Federatës Ruse”, siguroi presidenti.

Një zyrtar i lartë ukrainas në fillim të kësaj jave pretendoi se shërbimi i tij i inteligjencës së jashtme kishte mësuar se Putini mund të shpallte ‘në mënyrë parandaluese’ ligjin ushtarak në Rusi të premten.

Ndihmësi presidencial Mikhail Podolyak pretendoi pa prova se Rusia do të ndalonte të gjitha protestat, do të ndërpriste çdo kontakt me kombet e tjera dhe do të vendoste kufizime të tjera.

Duke qëndruar në çështjen e kërcënimeve të huaja ushtarake, Putin deklaroi se një përpjekje për të krijuar dhe zbatuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë nga fuqitë e huaja do të trajtohej si një akt i bashkimit me konfliktin ushtarak nga cilido komb që do ta bënte atë.