Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në centralin bërthamor, reagon Moska: Një grup diversant ukrainas tentoi t’i vinte flakën


Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse, Igor Konashenkov ka reaguar lidhur me zjarrin në impiantin energjetik bërthamor “Zaporozhye” në Ukrainë tashmë nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Sipas Konashenkov, reagim të cilin e ka shpërndarë në gjuhën shqipe Ambasada e Rusisë në Tiranë, thuhet se prej 28 shkurtit termocentrali është nën kontrollin e Gardës Ruse e cila ka bërë mbrojtjen ndërsa ata janë sulmuar më datë 4 mars rreth orës 2 të mëngjesit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtes shton se për të provokuar zjarrin u përdorën armë të vogla nga dritaret e disa kateve të një kompleksi mësimor – stërvitor që ndodhet pranë termocentralit.

Më pas grupi ukrainas duke u larguar nga ndërtesa ku qëndronin tentuan ti vinin flakën.

Sfondi radioaktiv në rajonin e Termocentralit Bërthamor në Zaporozhye është në normë.

Personeli i Termocentralit Bërthamor në Zaporozhye vazhdon punën si zakonisht, mirëmban objektet e termocentralit dhe monitoron situatën radioaktive.

Prej datës 28 shkurt termocentrali në Zaporozhye kontrollohet nga ushtria ruse.

Trupat e Gardës Kombëtare Ukrainase që ruanin termocentralin braktisën objektin para ardhjes së formacioneve ruse dhe u fshehën në drejtim të panjohur.

“Ushtarakët rusë morën nën mbrojtje objektet e termocentralit dhe territorin përreth. Gjatë pesë ditëve të shkuara personeli i termocentralit në Zaporozhye vazhdoi sipas planit, në regjim të zakonshëm, punën për mirëmbajtjen e objekteve dhe monitorimin e situatës radioaktive”.

“Më datë 4 mars, rreth orës 2 të mëngjesit, gjatë patrullimit të territorit nën mbrojtje të termocentralit të Zaporozhyes, patrulla e lëvizshme e Gardës Ruse u sulmua nga një grup diversant ukrainas”, – njoftoi Konashenkov. “Për të provokuar kundërzjarr ndaj godinës, nga dritaret e disa kateve të një kompleksi mësimor – stërvitor që ndodhet pranë termocentralit, në drejtim të ushtarakëve të Gardës Ruse u hap zjarr i fortë nga armë të vogla”, tha ai.

“Me anë të kundërzjarrit të patrullës së lëvizshme nga armë të vogla, pikat e zjarrit të diversantëve ukrainas në ndërtesën e kompleksit mësimor-stërvitor u shtypën. Duke u larguar nga ndërtesa, grupi i diversant ukrainas i vuri flakën këtij kompleksi. Forcat zjarrfikëse të mbërritura në objekt mundën të eliminojnë djegien e objektit”-thuhet në postimin e Ambasadës.