Vendosni fjalën kyçe....

“Votë, votë, bëhet Shkodra”/ Xhemal Bushati: Të rinjtë e Shkodrës besojnë në fuqinë e votës tënde, prandaj mos i zhgënje (Video)


Kandidati i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhemal Bushati po zhvillon një fushatë interaktive dhe nga më të larmishmet në krahasim me kandidatët e tjerë në zgjedhjet e parakohshme lokale të 6 marsit.

Nisur nga kjo këtë herë, fushata e Bushatit ka zgjedhur shpërndarjen e kartave për qytetarët në forma dhe vende të ndryshme.

“Votë, votë, bëhet Shkodra”-shkruhet në kartat që shpërndahen për qytetarët.

Të rinjtë e Shkodrës kanë një mesazh për ty. Shumë shpejt do të jetë edhe në dorën tënde. Besojnë në fuqinë e votës tënde, prandaj mos i zhgënje!”-shkruan Bushati, në prezantimin e spotit të ri të fushatës.