Vendosni fjalën kyçe....

SHBA ofron 350 milionë dollarë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën


Presidenti amerikan Biden urdhëroi të premten vonë dhënien e ndihmave të tjera ushtarake deri në 350 milionë dollarë për Ukrainën.

Siç shkruajnë mediet amerikane, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha në një deklaratë të shtunën se kjo ishte tërheqja e tretë e parave të SHBA-ve për Ukrainën në një vit, duke shkuar në total mbi 1 miliard dollarë.

“Sot, ndërsa Ukraina lufton me guxim dhe krenari kundër sulmit brutal dhe të paprovokuar të Rusisë, unë kam autorizuar, në përputhje me një delegacion nga Presidenti, një tërheqje të tretë të paprecedentë presidenciale deri në 350 milionë dollarë për mbështetje të menjëhershme për mbrojtjen e Ukrainës.”- tha Blinken.

Ai shtoi: “Ukraina është një komb sovran, demokratik dhe paqedashës. Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë qenë partnerë që kur Ukraina shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më shumë se 30 vjet më parë.”

Kjo paketë sipas Blinkenit “do të përfshijë ndihmë të mëtejshme mbrojtëse vdekjeprurëse për të ndihmuar Ukrainën të adresojë kërcënimet e blinduara, ajrore dhe të tjera me të cilat po përballet tani. Është një tjetër sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Ukrainës ndërsa mbrojnë kombin e tyre sovran, të guximshëm dhe krenar.”

Ky zhvillim vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi në një video-mesazh të shtunën se Kievi ishte ende nën kontrollin e Ukrainës, pavarësisht se trupat ruse hynë në qytet dje.