Vendosni fjalën kyçe....

Basha foto nga takimi në Dibër: Votoni Luan Hakën, qytetari që do t’ju kthejë shpresën dibranëve


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte këtë të mëkurë në Dibër për prezantimin e kanidatit Luan Haka, për kryetar bashkie.

Basha ka ndarë në rrjetet sociale foto nga ky takim, ku shprehet se dibranët më 6 mars do të votojnë për Partinë Demokratike dhe Luan Hakën, qytetarin që sipas tij do t’i kthejë shpresën dibranëve.

Për Hakën Basha thotë se ai do të punojë me përkushtim për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike të tyre.

 “Mes dibranëve të mençur, të fortë e patriotë, që me 6 mars do të votojnë Partinë Demokratike dhe Luan Hakën, qytetarin që do t’i kthejë shpresën dibranëve. Ai do punojë me përkushtim për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike, për ta bërë Dibrën një vend më të mirë.

Voto Partia Demokratike

Voto Luan Haka

Voto Nr. 2”- shkruan Basha krahas fotove.