Vendosni fjalën kyçe....

Rriten shifrat në Kosovë, mbi 200 raste të reja me Covid dhe 8 viktima në 24 orët e fundit


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar bilancin ditor ku bën me dije se nga 2.804 testime të realizuara, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 viktima, duke shënuar një rritje të këtyre shifrave në Kosovë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve po ashtu, mësohet se janë shëruar 1.129 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 216 mijë e 794.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.

Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.

Në total numri i rasteve aktive është 5.073.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.