Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Pres përgjigje nga Prokuroria për falsifikimin e provave nga Kuvendi


Presidenti Ilir Meta në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar deklaroi se kërkoi përgjigje nga Prokuroria për falsifikimin e provave të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese.

Meta tha se pret nga e gjithë opozita të reagojë për këtë skandal të rëndë.

Kërkoj nga Prokuroria përgjigje për falsifikimin e rëndë të provave të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për të cilën kam bërë një kallëzim penal. Pres nga e gjithë opozita të reagojë për këtë skandal kaq të rëndë”, pohoi ai.

Mes të tjerash Meta tha se nuk tërhiqet nga asnjë deklaratë që ai ka bërë.

Asnjë fjale nuk tërheq nga ato që kam thënë. Ne aktualisht jemi në një situatë relativisht të qetë në vend, duhet të rivendosemi në atë kohë, kur shteti shembi Teatrin Kombëtar në një gjendje të jashtëzakonshme. Presidenti ngriti një padi për Teatrin pikërisht që mos kishim një acarim të situatës, të qetësoheshin edhe artistët që ishin të indinjuar me të drejtë. Presidenti negocioi për zgjedhje demokratike të cilat nuk mund të jenë kurrësesi si në Danimarkë, por duhet të ishin gjithëpërfshirëse.
Presidenti ka qenë gjithmonë që ngjarje si ato të Elbasanit dhe Kavajës të mos ndodhnin kurrë, dhe të mos kishte konflikt përpara zgjedhjeve.

Gjithçka është tentuar për t’u zhvendosur nga konteksti dhe janë situata të provokuara nga maxhoranca. Gjithë situatën e tensionuar që u krijua ne zgjedhjet e 25 prillit, u bë nga vetë mazhoranca, me qëllim, për të kapur gjithë pushtetet. Ngjarja e Kavajës dhe Elbasanit u provokuar nga vetë eksponentë të tyre. E vetmja pengesë e tyre ishte Presidentit i Republikës. Unë jam krenar që edhe i vetëm si Institucion, para mazhorancës, kam kthyer çdo ligj të paligjshëm dhe të padrejtë, duke bërë qëndrese të argumentuar para çdo padrejtësie.”-pohoi presidenti.