Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër turizmit masiv në Meksikë


Një protestë kundër zhvendosjes së banorëve vendas dhe turizmit masiv në Mexico City u përshkallëzua në dhunë të premten mbrëma, pasi një grup protestuesish të maskuar thyen vitrina, plaçkitën biznese dhe u përballën me turistë në lagjet e njohura Condesa dhe Roma. Fillimisht marshimi nisi paqësisht, por më pas situata doli jashtë kontrollit, me thirrje si “Largohuni nga Meksika” dhe grafite kundër të huajve në muret pranë Ambasadës Amerikane.

Policia u mobilizua për të ruajtur rendin, ndërsa tensionet u nxitën nga ndjenja e zhvendosjes së banorëve për shkak të rritjes së çmimeve të qirave dhe kostos së jetesës. Këto ndryshime kanë ardhur pas një dyndjeje të turistëve dhe “nomadëve dixhitalë”, kryesisht nga SHBA, që nga viti 2020.

Protesta të ngjashme kundër turizmit të pakontrolluar po ndodhin edhe në qytete të tjera të njohura si Barcelona, Parisi, Madridi dhe Roma./The Independent