Vendosni fjalën kyçe....

Policia franceze përdor forcën e gazin lotsjellës për të shpërndarë ‘Karvanin e lirisë’ në Paris (Video)


Policia franceze hodhi gaz lotsjellës të shtunën për të shpërndarë protestuesit e ‘Karvanit të Lirisë’ në rrugën Champs-Elysees mes një demonstrate të stilit kanadez kundër kufizimeve të Covid.

Protestat e Parisit janë frymëzuar nga veprimi i kamionistëve kanadezë që arritën të paralizojnë tregtinë dhe trafikun në kufirin e SHBA-së.

Pjesëmarrësit e protestave franceze kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për pasaportat e vaksinave Covid dhe masat e tjera kufizuese të lidhura me pandeminë.

Pavarësisht pranisë masive të policisë, me mbi 7200 oficerë, disa nga 3000 automjetet që kishin me vete protestuesit arritën të arrinin në rrugën e famshme Champs-Elysees dhe më pas të bllokonin trafikun në zonën e Harkut të Triumfit.

“Asnjë bllokim nuk do të tolerohet,” tha policia e Parisit, duke njoftuar ndërhyrjen e saj me qëllim ‘shpërndarjen e pjesëmarrësve në demonstratën e ndaluar’.

Gaz lotsjellës është përdorur edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit të Francës dhe një numër makinash janë evakuuar.