Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Ilir Meta dekreton 3 ligjet e qeverisë


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot tre ligje të qeverisë.

Sikurse bëhet me dije në njoftimin e Presidencës, bëhet fjalë për ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, “Për regjistrimin e biznesit” dhe “Për noterinë”.

Meta vlerëson se këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e paketës ligjore të mëposhtme:

-Ligj nr. 6/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar”.
 
-Ligj nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”.
 
-Ligj nr. 8/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë””.
 
Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues.
 
Forcimi i standardeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, që nxisin zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullative dhe operacionale për luftën kundër pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit duhet të jenë prioritet për vendin.