Vendosni fjalën kyçe....

Frikë për shëndetin e Mbretëreshës në Britani, pati kontakte me princin Charles të infektuar me Covid-19


Rritet shqetësimi për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth II në Britani, pasi ajo ka patur kontakt me të birin e saj Princin e Uellsit, i cili është i infektuar me Covid.

Mbretëresha nuk po shfaq asnjë simptomë, por Pallati Mbretëror ka refuzuar të konfirmojë nëse ajo  ka rezultuar pozitive apo negative, pavarësisht interesit të madh të gazetarëve. Pallati mbretëror kërkon të respektohet privatësia mjekësore.

95-vjeçarja besohet se ka kaluar kohë me princin Charles të martën në shtëpinë e saj në Kështjellën Ëindsor, kur djali i saj po kryente një investim në emër të saj.

Kjo është hera e dytë që trashëgimtari i fronit infektohet me virusin. Për herë të parë princi Charles u infektua në Mars të vitit 2020, kur ai kishte simptoma të lehta dhe humbi shqisën e nuhatjes dhe shijes.

Bashkëshortja e tij, dukesha Camilla tha se Charles i cili është i izoluar, po e gjen situatën këtë radhë “pak të lodhshme”.

Sipas rregullave në Britani, Mbretëresha e cila është plotësisht e vaksinuar, nuk do të duhet të izolohet nëse nuk rezulton pozitive. Por ajo do të këshillohet të bëjë një test të shpejtë çdo ditë për shtatë ditë rresht. Siç shkruan Daily Mail, mbretëresha e mori dozën e saj të parë të vaksinës kundër Covid-19 në janar të vitit 2021 dhe të dytën në Mars.  Ndërsa besohet se dozën përforcuese e mori në muajin tetor.