Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni përplas këmbësoren në aksin Milot-Rrëshen, 50-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në Trauma në Tiranë


Një aksident ka ndodhur në aksin Milot Rrëshen ku një kamion ka përplasur një këmbësore në afërsi të një karburanti.

Shtetasja D.C 50-vjeç u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Policia ka shoqëruar në polici drejtuesin e kamionit, 39 vjeçarin S.L banues në Kamëz.

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të një karburanti mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.C., rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rendë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.