Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në Maliq, lëndohen dy të rinjtë


Një aksident ka ndodhur në fshatin Drithas të Maliqit ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Makina me të cilin udhëtonin shtetasit B.L 21-vjeç banues në Vlorë dhe S.L 32-vjeç banues në Sheqeras, doli nga rruga duke lënë të plagosur dy të rinjtë.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 07.02.2022, rreth orës 17:20, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Drithas, Maliq, sapo kalon urën e këtij fshati, ka dalë nga rruga mjeti tip “Hyundai” dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit B. L., 21 vjeç, banues në Vlorë dhe S. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, të cilët u dërguan për në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”-njofton policia.