Vendosni fjalën kyçe....

“Xhaxhi Edi, të lutem mos na i prish shtëpitë” – Thirrja e fëmijës në protestën para Kryeministrisë


“Xhaxhi Edi mos ma prish shtëpinë, të lutem shumë.”– kjo ishte thirrja që një fëmijë i vogël bëri për kryeministrin Edi Rama sot në protestën e mbledhur para godinës së Kryeministrisë.

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre dhe kanë marrë edhe fëmijët e tyre me vete.

Djali i vogël vijon: “Mezi i kemi bërë. Ne s’kemi më shtëpia të tjera. Rrofsh.”

“Të gjithë duhet të thuajnë diçka. Tani të gjithë të bërtasim: Xhaxhi Edi mos na i prish shtëpiat. Jemi të fortë, nuk heqim dorë”- thotë vogëlushi i cili tërhoqi vëmendjen e gazetarëve të pranishëm në protestë.

Banorët e këtyre zonave nuk pranojnë marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës, pasi e cilësojnë atë të padrejtë.

 “Një ndër gjërat më të vështira qenka kur mundohesh të krijosh dialog me një mashtrues, siç është kryebashkiaku. I kërkoj që kohën që na e dedikon neve duke na mashtruar, ta dedikojë për zgjidhje. Banorët janë treguar shumë të qytetëruar. Po bëhet një propagandë e hapur. Ai mashtron kokërr për kokërr. Unë shoh për ditë komshinjtë e mi, që u janë shembur shtëpitë dhe flenë nën rrënoja. Akt-marrëveshja fillon me një akt dhurimi.

Unë nuk ja dhuroj shtëpinë bashkisë dhe askush që është këtu. Mes një qeverie negative dhe një bashkie shumë më negative, mendoj se kjo bashkia po mashtron dhe kryeministri vetë. I kërkoj Ramës ta marrë vetë atë akt-marrëveshje, ta lexojë për 7 minuta, dhe do të kuptojë se ai vetë për shtëpinë e tij në Surrel nuk do ta firmoste në asnjë mënyrë. Ne po mbrojmë të drejtën. Erion Veliaj nuk është zotëri fare, sepse thotë se po përdorim gra e fëmijë. I them se nuk jemi marrë me mamin tat, babin tat apo fëmijën tat.”– tha njëri prej protestuesve.

Një tjetër shtoi: “Po shohim si opsion futjen në grevë urie deri në vetëflijim.”