Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i koduar i Metës: Kurrë s’do i tradhtoj shqiptarët, tradhtarin kushdo e përdor po askush s’e do (Video)


Presidenti Meta ka shpërndarë një mesazh në rrjetin e tij social ku premton se nuk do i tradhtojë përkrahësit e tij e shqiptarët.

Ai ka shkëputur një pjesë nga intervista e tij mbrëmjen e djeshme duke theksuar se tradhtarin kushdo mund ta përdorë po askush nuk e do.

Deklarata në fjalë e Metës është ndaj kreut të PD-së Basha, të cilin ai e akuzon se ka tradhtuar demokratët dhe të gjitha kauzat e opozitës.

“Kurrë nuk do t’i tradhtoj përkrahësit e mi dhe shqiptarët. Më mirë të jesh i tradhtuar, se sa të jesh tradhtar. Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do!” – shkruan Meta.