Vendosni fjalën kyçe....

5 humbje jete e 793 raste të reja me koronavirusin e ri në vend


Pesë qytetarë kanë humbur jetën 24 orët e fundit në spital lidhur me pandeminë Covid-19. Që prej nisjes së saj, vendi numëron zyrtarisht 3376 viktima.

Personat që kanë humbur jetën janë tre qytetarë nga Tirana 64-82 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç.

Për sa u përket rasteve të reja janë gjetur 793 të tilla nga 3656 testime ditore. Në spital po mjekohen 133 pacientë nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.