Vendosni fjalën kyçe....

Videomesazhi i PD-së: Berisha iu nënshtrua Metës, çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Ramën


Partia Demokratike ka sulmuar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” mes LSI-së, PDK-së dhe Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Ndërsa publikon një video të deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për presidentin Ilir Meta, zyra e shtypit të PD-së shkruan se “Çdo votë për ‘Shtëpinë e Ilirit’ është votë për Edi Ramën”.

Sipas selisë blu, Berisha iu nënshtrua Metës dhe se këtij të fundit i duhen votat e demokratëve për pazarin e radhës me kryeministrin Edi Rama.

“Për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës.

Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e radhës me Edi Ramën.
Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën.
Demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta. Për hallin e Sali Berishës ata nuk do të bëhen më pjesë e pazarit të rradhës
Sot është e qartë, nëse zgjedhe Berishën dhe Metën, mban Ramën. Nëse zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.”– thuhet në tekstin që shoqëron videon e PD-së.