Vendosni fjalën kyçe....

Sanksionet ndaj Rusisë ‘nuk funksionojnë’ – Eurodeputetja


Një embargo ndaj naftës ruse nuk do të ndalojë luftën apo të shpëtojë jetë në Ukrainë, ka thënë një anëtare e Parlamentit Evropian nga Irlanda, Clare Daly.

“Jo sepse më vjen keq për Rusinë, jo sepse jam në listën e pagave të Putinit, por sepse sanksionet nuk funksionojnë. Atoa kurrë nuk e kanë ndalur një luftë.” – tha Daly, cituar nga ‘Irish Independent’.

Daly, e cila është anëtare e partisë së krahut të majtë Independents 4 Change, argumentoi se ‘asnjë jetë e vetme ukrainase nuk do të shpëtohet’ nga embargoja e BE-së ndaj naftës ruse.

“Nëse Europa nuk e blen atë, dikush tjetër do ta blejë. Njerëzit e zakonshëm të Evropës do ta paguajnë atë çmim.”

BE-ja propozoi këtë javë për të hequr dalëngadalë naftën ruse deri në fund të këtij viti. Brukseli thuhet se ka krijuar përjashtime për Hungarinë dhe Sllovakinë, ekonomitë e të cilave mbështeten shumë në furnizimet ruse të energjisë.

Daly tha se Rusia mban ‘në mënyrë të qartë’ përgjegjësinë për vdekjet në Ukrainë dhe valën e refugjatëve nga vendi. Në të njëjtën kohë, ajo argumentoi se edhe Perëndimi ka ndihmua në konflikt.

“Ne nuk mund të injorojmë rolin e luajtur nga BE dhe SHBA. Kjo nuk është për të justifikuar Rusinë. Është thjesht për të shpjeguar, sepse nuk mund ta zgjidhni një problem nëse nuk kuptoni rrënjët e tij.”